Gramoz Ruçi, ish-ministri i komunizmit bëhet Kryetar Parlamenti Kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi

Kryeministri Edi Rama ka propozuar Gramoz Ruçin si kryetarin e ri të Kuvendit. Kryetari i Kuvendit është drejtuesi i dytë më i rëndësishëm i vendit pas Presidentit.

Gjatë katërvjeçarit të shkuar, Ruçi ishte Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, dhe sikurse ka treguar gjatë kësaj kohe ai ka shumë pak respekt për Kushetutën.

Gjithashtu ky është edhe pozicioni më i rëndësishëm që ka pasur ndonjëherë Gramoz Ruçi. 26 vjet më parë, Zoti Ruçi ka qënë Ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë e fundit komuniste, dhe ka qënë dëshmitar i shkatërrimit të plotë të arkivës së sigurimit të shtetit. Ai asnjëherë nuk ka kërkuar falje për pëfshirjen e tij në regjimin komunist.

Emërimi i tij si Kryetar i Kuvendit, sëbashku me zhdukjen e Ministrisë së Integrimit, janë dy sinjale të qarta të dhëna nga qeveria e re e Ramës ndaj Bashkimit Evropian. Më pak përqendrim në rrugën drejt anëtarësimit në BE, dhe një përqendrim më i madh në vendosjen e një shteti të qendërzuar rreth një udhëheqësi autokrat.