Nga Xhuljo Ferzaj
Fundi i ISIS-it

Sulmi terrorist në Spanjë, shkaktoi vdekjen e më shumë se 13 njerëzve të pafajshëm. Rolin kryesor në rekrutimin e terroristëve që kryen sulmin në Spanë, e luajti imami i xhamisë së Barcelonës, ky i fundit është një besnik i ISIS-it, arriti të krijonte dy grupe, me 30 anëtarë.

Sulmi kishte objektiv, një nga rrugët më të populluara, dhe katedralen ortodokse gjatë orarit të meshës. Tetë prej anëtarëve të sulmit terroristë, ishin pjestarë të ISIS-t, të kthyer në Somali, e më pas arritën në Spanjë nëpërmjet emigrantëve. Kjo analizë do të shqyrtojë shtatë pyetje: Si u krijua ISIS-i? Si funksiononte?  Cilat ishin strukturat e saj? Cili është ndryshimi midis ISIS-it dhe Al Kaedës? A do fragmentizohet ISIS ashtu si AL Kaeda në organizata të reja terroriste? Si mund të shkatërrohet? Çfarë vjen pas ISIS-it?

Në vitin 2006 u krijua Shteti Islamik, ose ndryshe ISIS, një organizatë më e egër se Al Kaeda. Për nga agresiviteti, sipas raporteve renditet e dyta, mbas organizatës terroriste Boko Haram. Zanafilla është pikërisht në burgun e “Bucca” në Irak, ku numëroheshin 24.000 të burgosur në vitin 2006, shërbeu si një shkollë e Al Kaedës. Nga hiri i asaj që ish të burgosurit e quajtën një “shkollë të Al Kaidës”, u ngrit Shteti Islamik.

Xhihadistët gjetën aftësi organizative, dhe disiplinë ushtarake. Xhihadistët, e ish-Bucca-s, gjetën qëllimin. “Në Bucca, matematika ndryshoi kur ideologjitë u përshtatën me tiparet ushtarake dhe burokratike, duke u bërë ekstremistë të dhunshëm”. Qëndrimi Al-Bagdadit në Bucca, i mundësojë të krijonte organizatën “Shteti Islamik”, e më pas të bëhej lideri i organizatës. Arritën të planifikonin, organizonin, trajnonin dhe vepronin në territor nëpërmjet anëtarëve të rekrutuar, anëtarëve që anëtarësoheshin, kryesisht persona radikal me prirje terroriste.

Drejtuesit e ISIS-t, arritën të krijonin një mjedis operativ të sigurtë, e më pas filloj të zgjerohej. Antarët e ISIS-t, kishin bazë fizike, ideologjike, financiare, nga e cila vepruan, duke depërtuar në mendjen e atyre shumë personave që më pasë u bënë anëtarë të organizatës. Realiteti është se Shteti Islamik është Islamik. Shumë islamikë. Po, ajo ka tërhequr psikopatët dhe kërkuesit e aventurave, të tërhequr kryesisht nga popullatat e pakënaqur të Lindjes së Mesme dhe Evropës. Por feja e predikuar nga ndjekësit e saj më të zjarrtë rrjedh nga interpretimet koherente dhe madje edhe të mësuara të Islamit, duke i interpretuar sipas interesit të tyre.

Piramida e terrorit të ISIS klasifikohet në pesë kategori: Lidershipi, anëtarët, përkrahësit, simpatizantët, popullsia e përgjithshme. Në krye të strukturës, udhëheqja terroriste siguronte drejtimin e përgjithshëm, dhe strategji që lidhte të gjithë këta faktorë, në këtë mënyrë merrte frymë në një fushatë terrori. Udhëheqja u bë katalizatori kryesor për veprime terroriste. Humbja e lidershipit mund të shkaktojë shumë kolaps në një organizatë terroriste. ISIS ashtu si Al Kaeda, ishin më elastike në nxitjen e lidershipit, pavarsishtë se mund të binte ose të dështonte.

Anëtarët rekrutoheshin në territoret, ku operon ISIS, dhe jashtë territorit, rekrutoheshin nëpërmjet organizatave, apo rrjetit të ashtuquajtur myslimanë, në formë organizatash bamirësie, fetare ose xhami. ISIS arriti të krijonte me sukses “Amak” (rrjete që kryenin sulme jashtë territorit), anëtarët përgatiten, e më pas dërgohen në qytete evropiane, duke kaluar kufirin e Turqisë si emigrantë të larguar nga lufta. Disa prej sulmeve që tronditën europën: Sulmi në Paris gjatë nëntori në vitin 2015, gjatë sulmeve të koordinuara në Paris gjetën vdekjen 129 vetë dhe rreth 300 të tjerë u plagosën. Përgjegjësinë për atentatet e mori “Shtetiti Islamik”. Disa atentatorë pothuajse njëkohësisht kryenë gjashtë sulme në bare dhe restorante, si dhe në një qendër tregtare e në një sallë koncertesh.

Sulmi ndaj lirisë së shtypit në Janar 2015, dy antentatorë turren në mjediset e redaksisë së revistës satirike “Charlie Hebdo” në Paris dhe vrasin dymbëdhjetë vetë. Në  korrik të 2016-s, në Nicë, një atentator mësyn me kamion, në bulevardin e plazhit në Nisë. 86 vetë humbën jetën, mbi 400 u plagosën. Shteti Islamik, sipas të dhënave të organit informativ të tij “Amak” ishte përgjegjës për atentatin. Në mars të 2016-s, u trondit Belgjika pas sulmeve me bombë.

Një seri sulmesh me bombë në aeroport dhe në stacionin e metrosë e prekën Belgjikën deri në palcë. 20 vetë gjetën vdekjen në metro dhe 14 të tjerë në aeroportin Zaventem. Në dhjetor 2016, u krye sulm terrorist në Berlin. Pak para Krishtlindjeve kryeqyteti gjerman u vu në shënjestër të një sulmi terrorist. Dymbëdhjetë vetë humbën jetën, kur atentatori, një ithtar i “Shtetit Islamik” nget një kamion në mes të masës së njerëzve në tregun e Krishtlindjeve. Këtë qershor, në Londër, një makinë furnizimi, në urën e Londrës mësyn ndaj një grupi këmbësorësh. Automjeti udhëtoi në shëtitoren Borough Market. Atje tre atentatorë, sulmuan njerëzit me thikë. Gjithsej vdiqën shtatë vetë – mbi dhjetë të tjerë u plagosën. “Shteti Islamik” mori mbi vete përgjegjësinë për sulmin. Gjatë gushtit, në Barcelonë, në bulevardin e frekuentuar nga turistët La Rambla një automjet hyri në masën e njerëzve. Një sulm terrorist me pasojë 12 viktima, 80 të plagosur.

Organizata terroriste ISIS, vazhdon të ngelet ende problem në rajonin e Lindjes së Mesme, por edhe jashtë territorit, pavarsishtë dobësimit të saj. ISIS mbetet elementi më brutal dhe më i organizuar i elementeve të xhihadit që kanë dalë në Irak dhe Siri gjatë dekadës së fundit. Kulmi i shtrirjes së ISIS-it, ishte pushtimi i territoreve në Irakun perëndimor duke përfshirë qytetet e Mosulit dhe Fallujës, përtej kufirit në Siri, duke marrë hapsirë në provincën Raqqa, përfshirë qytetin e saj Raqqa dhe duke vazhduar deri në kufirin me Turqinë.

Lëvizja kishte një prani deri në rrethinat jugore të Bagdadit, pavarsishtë ofensivës së ushtrisë irakene në çlirimin e Bagdatit, kjo e fundit e rekrutuar nga forcat ushtarake amerikane. ISIS bëri një tërheqje taktike, nga operacionet sulmuese kundër ushtrisë kurde në zonën e Kobanit (Ayn al-Arab). Arsyeja tani ishte e qartë: ISIS tërhoqi forcat dhe konsolidoi kufirin perëndimor të “Shtetit Islamik” të saj, në mënyrë që të përqëndrohet në zgjerimin e kufirit lindor brenda Irakut. Pavarsishtë se këto territore i humbi shumë shpejtë.

Luftimi i Al Kaedës, në territorin e saj solli fragmentizimin, në disa organizata të tjera terroriste si ISIS, Boko Haram, Al Shabab. Xhihadizmi i shtetit islamik, ndryshon nga ai i Al Kaedës, madje ka pësuar ndryshime vazhdimisht. Bin Laden, e shihte terrorizmin e tij si një prolog, në një kalifat që ai nuk priste ta shikonte gjatë jetës së tij. Organizata e tij ishte fleksibile, duke vepruar si një rrjet gjeografikisht i përhapur i qelizave autonome. Shteti Islamik, për dallim, kërkon që territori të mbetet i ligjshëm dhe një strukturë nga lart-poshtë për ta qeverisur atë. (Burokracia e saj ndahet civile dhe ushtarake, dhe territori i saj në krahina). Natyra fetare e Shtetit Islamik përkonë me periudhën e mesjetës.

Bin Laden e korporatizoi terrorin dhe e franshizoi atë. Ai kërkoi lëshime të veçanta politike, të tilla si tërheqja e forcave amerikane nga Arabia Saudite. Ushtarët e këmbëve të tij lundruan me besim botën moderne. Ndërsa xhihadistët e ISIS-it, mund ti konsiderojmë njerëz laikë modernë, me shqetësime politike moderne, që mbajnë maskë fetare mesjetare dhe e bëjnë atë të përshtatshëm me Shtetin Islamik.

ISIS nxiti dhjetëra mijëra muslimanë të huaj ti bashkoheshin Shtetit Islamik, ku vendin kryesor e zënë somalezët me 8 000 pjesëmarrës. Rekrutimi, i simpatizantëve jashtë territorit, u realizua nëpërmjet internetit, organizatave fetare dhe xhamive, pavarsishtë se këta ishin në shtete si: Franca, Mbretëria e Bashkuar, Belgjika, Gjermania, Hollanda, Australia, Indonezia, Shtetet e Bashkuara, dhe shumë vende të tjera.

I nxitën të bëheshin pjesë e ISIS-it, të luftonin në territoret ku operonte organizata terroriste por edhe në shtetet ku ata kishin emigruar. Realizimi i kalifatit sipas ideologjisë së tyre konsiderohej “detyrë hyjnore”. Në vitin 2014 ISIS, përbëhej nga 30 000 luftëtarë. Sulmet e organizuara nga koalicioni kundër ISIS-it, kryesuar nga SHBA-ja, e dobësuan deri në 15 000 luftëtarë në vitin 2016, ndërsa në vitin 2017, kjo organizatë numëron 9 000 luftëtarë. Sot ka humbur luftën dhe 93.6 % të territorit të fituar. Kontrollon një numër të vogël territoresh ( Tal-Afar në pjesën perëndimore të Mosulit, Al-Qaim, Bu Kmal, Mayadin, Deir al-Zour).

Udhëheqësit e ISIS-it, ditën shumë mirë ta shfrytëzonin mekanizmin financiar, duke siguruar zgjerimin dhe qëndrueshmëri financiare, kjo i siguroj jetëgjatësinë. ISIS arriti të kryente operacione mjaft të ndërlikuara, duke kryer akte terroriste në zemër të europës. Terrorizmi nuk është arma e të varfërve apo e analfabetëve, përkundrazi, përfitoj nga globalizmi financiar. Pavarsisht se lufta kundër Al Kaedës u zhvillua në territorin e saj, SHBA-ja dhe aleatët e saj e patën të vështirë të ndalonin fragmentizimin e kësaj organizate.

Kjo rrezikon të përsëritet me ISIS-in. Pavarsisht, se lufta kundër terrorizmit, ishte e mbështetur në aftësitë e FBI-së dhe CIA-s. Në rastin e ISIS-it, vëmendja e publikut u tërhoq me sukses, në prishjen e veprimtarive të qeverive dhe bizneseve e në shkaktimin e një numri të madh viktimash njerëzore. Kjo e fundit tërhoqi vëmendjen e personave jashtë territorit të ISIS, duke e shitur propagandën e xhihadit si një luftë kundër së keqes. Madje kjo konsiderohej si e natyrshme. Kjo nxiti shumë persona ti bashkoheshin organizatës terroriste, pavarsisht se jetonin në shtete të vendeve si Europa apo SHBA-ja.

Por a janë të mjaftueshme gjurmimet e rrjeteve financiare të ISIS-it? Sigurisht që jo. Nëse kjo do ishte realizuar në masën 100 %, atëhere tashmë ISIS, do ishte shkatërruar përfundimisht. Një ndër shembujt më të suksesshëm në gjurmimin e terroristëve, nuk është ajo e SHBA-së, ndaj drejtuesëve të Al Kaedës në Pakistan.

Rekrutimi i terroristëve për marjen e informacioneve mbi aktivitetin e organizatave terroriste, është mënyra më e efektshme, kjo është delikate për faktin se nëse zbulohet mund të vritet, dhe afati kohor që një terrorist mund të përdoret si burim informacioni është i shkurtër. Rekrutimi i terroristëve si burime informacioni mbetet çelsi i suksesit. Kjo metodë e përdorur nga Izraeli e quajtur “Humit” solli realizimin me sukses të tre fazave kundër organizatës terroriste “Hamas”, grumbullimin e informacionit, parandalimin, shkatërrimin e saj.

Mënyra më e mirë për të shkatërruar një organizatë terroriste është izolimi dhe lokalizimi i aktivitetit të saj. Indetifikimi i shenjtorve dhe terroristëve, shkatërrimin i aftësisë për të planifikuar dhe operuar. Presionet politike dhe sanksionet ekonomike, përfshirë këtu dhe sponsorit shtetëror në Lindjen e Mesme si Irani dhe Siria. Tërheqja e parakohshme e trupave amerikane dhe aleatëve të saj nga Iraku krijoj vakume, kjo i dha mundësinë krijimit të ISIS-it. Pavarsisht dobësimit të ISIS-it, ekziston rreziku, që kjo organizatë terroriste të fragmentizohet në dy forma. Fragmentizim, brenda territorit ku ISIS shtrihet, dhe në shtetet ku terroristët janë kthyer si: Somalia dhe Libia. Nëse kjo nuk ndodh, atëhere është e sigurtë se ISIS-in, nuk do e pasoj ndonjë organizatë e re terroriste.