Dy lumenj në Tropojë dhe Përrenjas pranohen në UNESCO

Lumi i Gashit në Tropojë dhe lumi Rrajca në Përrenjas janë përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Këto zona përfaqësojnë aktualisht pyje e fundit natyrore të mbetur në vend. Lumi i Gashit në Tropojë është shpallur zonë e mbrojtur më 1996. Në këtë zonë ndodhen liqejtë akullnajorë të Dobërdolit dhe Sylbicës.

Gjithashtu edhe Lumi Rrajca është zonë e mbrojtur. Lumi ndodhet në rrethin e Librazhdit. Kjo zonë është e njohur për kompleksin e cirqeve akullnajore të Rrajcës. Këto liqene janë të gjatë rreth 100 metra.

Komiteti i Trashëgimisë Botërore në mbledhje e organizuar më 7 korrik në Poloni miratoi zgjerimin e listës së trashëgimisë botërore me zonat ku ndodhen Pyjet e Ahut të Lashtë. Këto zona shtrihen në 12 vende si Gjermania, Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Italia, Rumania, Sllovakia, Shqipëria, Slllovenia, Spanja dhe Ukraina.